Aliu pas incidentit të dy avionëve: Dy kontrollorët e përfshirë në incident janë liruar nga detyra, hetimi ka nisur

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se dy kontrollorët e avionëve që pothuajse u përplasën në shkurt të këtij viti janë liruar nga detyra.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ministri Aliu ka thënë se hetimet tashmë kanë nisur.

“Jemi njoftuar sipas procedurave se dy kontrollorët e përfshirë në incident janë liruar nga detyra menjëherë pas incidentit. ASHNA-së ka filluar hetimet e këtij incidenti sipas kërkesave të dala nga legjislacioni në fuqi dhe ka kërkuar leje me datën 27 shkurt për të dhënat e radarit të cilat janë dhënë nga drejtori i ASHNA-së…”, ka deklaruar ai.

Ai u pyet nga deputetja Musliu për masat lidhur me incidentin, për të cilat tha se do të merret pas përfundimit të hetimeve.

“Duhet ta vlerësojmë se çfarë ka ndodhur saktë. Nuk duhet as të ngutemi të deklarojmë se ka pasur ndonjë rrezik ose jo, mendoj që njoftimet në media kanë qenë të dëmshme dhe të tepruara, mendoj që hetimi do ta tregojë…pasi që të marrim raport të saktë, do të marrim edhe masat e duhura”.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika