Ambasadori i BE-së i reagon KPK-së për votimin e Isufajt: Jemi të habitur dhe të zhgënjyer

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i pakënaqur me vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për votimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit.

Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se KPK e ka përmbyllur këtë proces duke mos iu përmbajtur parimeve të BE-së.

“Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime”, është shprehur Szunyog.

“Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”, ka shtuar ai.

Ndryshe, më gjashtë prill, KPK-ja ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Ndërkaq, Komisioni për Rishqyrtim i KPK më një prill të vitit 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

“Pas votimit të fshehtë, rezultoi që Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mori në mënyrë unanime 11 vota të anëtarëve të KPK-së. Ky vendim i Këshillit Prokurorial për propozimin e Isufajt në këtë pozitë do t’i dërgohet për dekretim Presidentes së Kosovës dhe pas dekretimit do të marrë zyrtarisht detyrën e tij”, thuhej në njoftimin e KPK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se KPK-ja ka vlerësuar se i gjithë procesi për emërimin e kryeprokurorit të ri, “ishte objektiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci”.

Kundërshtimi i katër kandidatëve të lartpërmendur erdhi pasi Komisioni rekrutues për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, kishte renditur në këtë garë, kandidatin Blerim Isufaj, si më të suksesshmin me 98 pikë.

Kurse, sipas rezultatit të intervistimit, renditja e katër kandidatëve të tjerë, sipas pikëve, ishte Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.

Isufaj në postin e Kryeprokurorit të Shtetit do ta zëvendësojë Aleksandër Lumezin.

Shija e redaktorit

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

Të fundit nga rubrika