Pas gjyqit, Amber Heard merr propozim për martesë

Një burrë nga Arabia Saudite ka shprehur dëshirë të martohet me Amber Heard, pasi aktorja humbi procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp

Mesazhi per martes nga sheik Saudit

Javën e kaluar, Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, për të cilën juria vendosi se Amber kishte shpifur për aktorin duke thënë se ai kishte abuzuar me të gjatë martesës.

Gjykata vendosi që aktori të marrë dëmshpërblimin në shumën prej 15 milionë dollarësh. Heard mori gjithashtu një pjesë të padisë së saj dhe dy milionë dollarë dëmshpërblim.

Pas këtij gjykimi, aktorja mori një mesazh zanor në rrjetin social Instagram, nga një sheik  Saudit ku ai i propozon për martesë.

“Amber, meqë të gjitha dyert po të mbyllen, nuk ke askënd përveç meje që të kujdeset për ty.  Kam vënë re se disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, prandaj vendosa të martohem me ty.  Allahu na bekoftë të dyve.  Ju jeni një bekim, por njerëzit nuk e vlerësojnë këtë.  Unë jam më i mirë se ai plak”, shkruan sauditi, në Instagram.

Pas publikimit të këtij mesazhi zanor në rrjetet sociale, videoja është bërë virale duke marrë rreth 100.000 dëgjime brenda disa orëve.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika