Amnesty International: 900 mijë qytetarëve iu është shkelur e drejta për privatësi

Amnesty International

Publikohet raporti për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2021 nga “Amnesty International”(AI).

Në rapote bëhet e ditur se vitin e fundit, 900 mijë shqiptareve u janë shkelur të drejtat, për privatësi. Të drejtat u shkelen, nga një bazë e paligjshme e të dhënave personale që mbante te këta qytetarë.

Partia Socialiste (PS) u paditë nga 162 qytetarë, për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Në dhjetor ishin bërë publike edhe dy baza me të dhëna, kjo kishte shkaktuar zemërim publik.

Databaza e 600 mijë taksapaguesve, u ekspozuan, duke u shfaqur në publik si të dhëna personale, pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi.

Ilustrim-Publikimi i të dhënave personale

Shfuqizimi i disa dispozitave në Ligjin për Policinë, trajtohet në raportin e AI-së.

“Në korrik, Gjykata Kushtetuese (GJK) shfuqizoi disa dispozita të Ligjit për Policinë e Shtetit, të cilat i kishin lejuar policisë të kryente vëzhgime masive të qytetarëve pa autorizimin paraprak të gjykatës”.

Sipas GJK-së kufizimet u morën pasi që ato dispozita binin ndesh me të drejtën e privatësisë, andaj u klasifikuan si jokushtetuese.

Në kategorinë “Liria Shprehjes”, sipas “AI” sjellë si shembull i cili bëri publik databazën e patronazhistëve, me sekuestrimin e bazës së të dhënave nga portali i lajmeve Lapsi.al.

“Shqetësimet u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) nxori një masë të përkohshme duke urdhëruar autoritetet që të ndalojnë sekuestrimin e të dhënave nga portali i lajmeve”, shkruhet në raport.

Ilustrim-Burgjet në Shqipëri

Sulmi fizik ndaj gazetarit, Ergys Gjencaj, nga Policia e shtetit, deri sa ky i fundit po e filmonte një aksion policor, ky po konsiderohet nga organizata për drejta të njeriut si një tjetër shembull i shkljes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Organizata ka përmendur vendimin e GJEDNJ-së, për zhvendosjen e Arben Strazimirit nga burgu në një institucion mjekësor të specializuar, për t’i dhënë fund trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues që kishte pësuar, Sa i përket kategorisë “trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues, thuhet në raportin AI.

Ky i fundit ishte arrestua në vitin 2008 për tentativë vrasjeje me paramendim, por Gjykata e Rrethit Tiranë, kishte konstatuar se ai nuk mund të mbahej përgjegjës penalisht për veprimet e tij për shkak të problemeve mendore, andaj kishte urdhëruar trajtim të detyrueshëm spitalor në një institucion mjekësor.

Strazimiri, është një shtetas shqiptar, i lindur në 1973, i cili është ndaluar që nga viti 2011 në Spitalin e Burgjeve në Tiranë. Ai është liruar nga përgjegjësia penale për shkak të sëmundjes mendore, në vend që të ishte në ndonjë institucion mjekësor, ky i fundi ishte në burg.

Gjykata konstatoi në veçanti që kishte pasur një dështim të gjatë nga autoritetet shqiptare për të ngritur një institucion të posaçëm mjekësor për të sëmurët mendorë të cilët ishin privuar nga liria në forca e trajtimit të detyrueshëm të urdhëruar nga gjykata.

Kjo ishte në kundërshtim me statutin e saj të brendshëm detyrimet dhe treguan një problem strukturor.

Dhuna te Gratë

“Gratë kandidate u përballën me gjuhë të urrejtjes gjatë fushatës elektorale në mars”, thuhet në raportin e AI-së.

Nga të dhënat e Policisë së Shtetit, mësohet se nga të gjitha vrasjet e kryera gjatë vitit, 30% janë bërë nga meshkuj ndaj partnereve të tyre shtëpiakë; 16 gra u vranë.

Dhuna ndaj tyre gjithashtu shkaktoi zemërim publik. Deri në fillim të dhjetorit, ishin lëshuar 2 mijë e 754 urdhra mbrojtjeje, por se ishin zbatuar keq.

Reformat në drejtësi kanë ecur ngadalë, kështu po cilësohen nga AI.

“GJEDNJ-ja mbështeti legjitimitetin e procesit të vetting-ut në rastin e një gjyqtareje kushtetuese që u shkarkua, pasi vlerësoi pretendimet e saj për shkelje të drejtave për gjykim të drejtë dhe privatësi”, ishte shembulli i sjellë thuhet nga organizata për të drejtat e njeriut.

Një vlerësim pozitiv për Shqipërinë është dhënë nga Amnesty International kur bëhet fjalë për pritjen e emigrantëve nga Afganistani.

Refugjatët afgan në Shqipëri

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika