Anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në një seancë të jashtëzakonshme ka anuluar vendimin për këmbim të pronave komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc

Pamje nga seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës, 8 shkurt 2023.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për shkëmbimin e pronës private në Badoc me pronë publike komunale në zonën e “Prishtina e Re”.

Kuvendi Komunal me 27 vota pro ka vendosur që ta anulojë vendimin për shkëmbimin e pronave edhe pse e kishin miratuar vitin e kaluar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishin lëshuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal para votimit të vendimit.

Seanca është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të anuluar vendimin e datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen “Prishtina e Re”.

Këmbimi i kësaj prone ishte një prej arsyeve pse PDK-ja, partner i koalicionit me LDK-në në Prishtinë, bojkotoi tri seanca me radhë të Kuvendit Komunal nën arsyetimin se nuk po iu jepej hapësirë për kontribut në hartimin e pikave të rendit të ditës.

Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se ky vendim ka rrjedhur nga një proces që ka filluar nga qeverisja e kaluar dhe jo nga Përparim Rama.

Ai potencon se ky proces ka rrjedhur nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika