Arratisja e Faton Hajrizit, Haxhiu kritikohet për deklaratën rreth hetimeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu një ditë më parë deklaroi Prokuroria në Mitrovicë ka tentuar ta neglizhojë nisjen e hetimeve për arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës. Por, Prokuroria ka thënë se gjithçka ka shkuar në përputhje me ligjin. Nga ish-drejtues të institucioneve që qëndrojnë mbi burgjet thonë se kjo është tendencë e ministrisë për ta hedhur fajin diku tjetër

Derisa trupi Faton Hajrizit dyshohet se gjendet akoma në Serbi pas vrasjes nga policia serbe, në Kosovë po tentohet të kuptohet se kush e pati fajin për arratisjen e tij nga burgu i Smrekonicës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbrëmjen e së hënës tha se prokurori i rastit nuk është marrë me hetimin e arratisjes me arsyetimin se ka punë të tjera.

Televizioni Dukagjini ka biseduar në telefon me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani dhe ai ka thënë se gjithë procesi ka shkuar në bazë të dispozitave ligjore, duke mos dashur më shumë ta komentoj situatën.

Në ndërkohë, ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari po thotë se kjo është tendencë për tu hedhur tjetër ku faji.

“Tendenca e zhvendosjes së vëmendjes apo fajit nga një institucion në tjetrin nuk është e re. Sa i përket rastit konkret para së gjithash përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë që me rastin e rishikimit të kritereve që i ka mundësu Faton Hajrzit, i arratisur shtatë ose tetë herë më përpara pastaj edhe veprimet tjera pasuese, përgjegjëse është vetëm MD përkatësisht SHKK”, ka deklaruar Bajraktari.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe ish-Drejtori i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Sokol Zogaj.

“Rasti si rast se si e konsideron ajo edhe përgjegjësinë, unë nuk shoh përgjegjësi tek tjetër kush tjetër pos MD-së, respektivisht SHKK-ja sepse ata janë hartues të rregullores, ata janë që e kanë mbajt të burgosurin  në institucionet e veta. Unë nuk e kuptoj si hidhet përgjegjësia tek prokuroria apo gjykatat”, ka deklaruar Zogaj.

Ministrja Haxhiu po ashtu ka deklaruar se dikush ka pasur një telefonatë nga Smrekonica me Faton Hajrizin para se të arratisej.

Sipas saj, kur institucionet kanë kërkuar numri kontaktues, prokurori s’ka lejuar që të japë qasje në listën e numrave të telefonit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika