Arrestohet 34-vjeçari në Elbasan pasi tentoi të vidhte para në xhami

Është arrestuar një 34-vjeçar në Elbasan pasi që i njëjti kishte tentuar të vidhte para në xhami

Fotografi ilustruese

Një 34-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në Elbasan, pasi tentoi të grabiste një xhami.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 34-vjeçari është shkelës i përsëritur, pasi më 3 qershor dyshohet se ka vjedhur një tjetër shumë parash në të njëjtën xhami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes se njoftimit, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet E.Sh., banues në Librazhd. I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme./Top Channel

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika