Arrestohet i dyshuari që goditi për vdekje një person në Pejë

Një i dyshuar është arrestuar në Pejë pasi ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor, ndërsa i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për veprën penale të vrasjes së rëndë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, i cili këtë të mërkurë ka goditur për vdekje me veturë një person në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar lajmin për Dukagjinin, duke bërë të ditur se i dyshuari ka goditur viktimën me qëllime hakmarrjeje.

“Prokurori i krimeve te renda dhe Policia e Kosovës me njësitet relavante jane ne vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbësor është goditur qellimshem nga nje veture. Viktima ka vdekur si pasoje e lëndimeve te shkaktuara nga goditja e veturës”, ka thënë Nikçi.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vrasje e rëndë” me qëllim hakmarrjeje.

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimisht me veturë

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika