Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për përfshirje në veprën penale ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’

Policia e Kosovës ka ndërmarë veprime të rëndësishme në drejtim të zbardhjes së një çështje të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme. Në një njoftim të dhënë nga Policia, konfirmohet arrestimi i personit M.A., i cili është nën dyshimin për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve". Gjithashtu, personi tjetër N.H., është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka kryer veprën penale të "legalizimit të përmbajtjes së rreme"

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se “ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje M.A. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim i dokumenteve’, ndërsa i dyshuari tjetër N.H., është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’”.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, e kanë trajtuar rastin në fjalë pas një hetimi ku “në mënyrë të dyshimtë ishin bartur pronësia dhe aksionet e një kompanie tek një person tjetër. Vlerësohet se vlera e kompanisë mund të jetë milionëshe”, raporton Portali Dukagjini.

Në njoftim thuhet se “i dyshuari, më 21.07.2023 ka prezantuar dokumente të falsifikuara siç janë: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontratë për falje të aksioneve, pranë ARBK-së, me të cilat ka lajthitur zyrtaret kompetent dhe ka bërë ndryshimin e pronësisë së biznesit dhe të njëjtën e ka bartur në emër të tij”.

Pas përfundimit të intervistës është kontaktuar prokurori i lëndës dhe me aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika