Arrestohet një person, dyshohet se tjetërsoi prona në vlerë rreth 10 milionë euro

"...Kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth milion euro, me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimet se ka tjetërsuar prona në vlerë 10 milionë euro, ndërkaq bashkëpuntori i tij ëshë në arrati.

Sipas njoftimit të policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari A.G. në bashkëveprim me të dyshuarin Y. H. i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10 milion euro, me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

1 (një) pistoletë,

1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë,

50 (pesëdhjetë) fishekë,

2 (dy) pistoleta me gas,

4 (katër) pushkë ajrore,

2 (dy) llaptopë,

1 (një) shtëpizë kompjuteri,

1 (një) telefon celular,

5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme,

685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,

100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar i lartcekur pas arrestimit i është nënshtruar procesit të intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit kompetent ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika