Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden armë dhe substanca narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë të hënën e 24 prillit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari fillimisht kishte tentuar të largohej, dhe kishte hedhur në tokë një qese të dyshuar me narkotikë.

“Policia ka vazhduar ndjekjen aktive të personit të dyshuar dhe brenda pesë minutave ka arrit ta ndaloj dhe arrestojë të njëjtin, ku pas kontrollit në trupin e tij është gjetur një pistoletë 7.65 mm, me një karikator me pesë (5) fishekë, (965) euro si dhe një telefon celular (Iphone 13 pro max)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më pas të dyshuarit F.D. (2000) i është bastisur edhe shtëpia ku i janë gjetur dy paketime me marihuanë, njëra me peshë 556 gramë e tjetra me peshë 568 gramë. Ndërsa po ashtu i është gjetur edhe një armë AK-47 me dy karikatorë.

Tutje, thuhet se rasti është në trajtim nga policia.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika