“Associated Press”: Serbia e zhgënjyer me shitjen e mundshme të raketave “Javelin” për Kosovën

Që nga dje lajmi se ShBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh, është duke u diskutuar gjerësisht në Kosovë. Në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit njoftohej se kërkesa është dërguar në Kongres për miratim, një akt që shënon fillimin e procesit zyrtar të pajisjes së Kosovës me këtë sistem të përparuar anti-tank

Foto ilustrim: Raketa “Javelin”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, ku pas kësaj pritet edhe aprovimi nga Kongresi amerikan.

ShBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Lidhur me këtë zhvillim ka shkruar edhe “Associated Press“, gazeta e njohur amerikane.

Në shkrimin e saj të publikuar, sqarohet se ShBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa anti-tank “Javelin”, duke treguar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehu “zhgënjim të thellë”.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ka thënë të enjten se ka miratuar shitjen e mundshme të 246 raketave dhe pajisjeve të lidhura me Kosovën për një kosto të vlerësuar prej 75 milionë dollarësh.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë,” ka thënë Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake e Departamentit të Shtetit të SHBA.

Tutje, “AP” ka shkruar se në një deklaratë të zyrës së Vuçiqit thuhet se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i tha atij se Departamenti i Shtetit i SHBA-së do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongres, i cili shqyrton shitjet e armëve për vendet e huaja.

Në këtë shkrim, po ashtu, theksohet se presidenti i Serbisë tha se “për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe se Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”.

Shitja e propozuar e sistemit raketor në Kosovë vjen në një kohë të tensioneve në rajon. Disa herë në muajt e fundit, Serbia ka zhvendosur trupat e saj në kufirin që ruhet nga trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, akte që nga Perëndimi u vlerësuan si veprime armiqësore.

Vuçiç pohoi këtë muaj se Serbia ka një nga ushtritë më të forta në Ballkan, duke vënë në dukje “numrin e madh” të tankeve që kishte marrë nga Rusia para pushtimit të Ukrainës, shkruan “AP”. Ai u zotua se do të vazhdojë të blejë armë nga Kina dhe vende të tjera, duke përfshirë sistemet kundërajrore, avionët luftarakë dhe dronët, raporton gazeta e njohur amerikane.

Sistemi raketor “Javelin” është përdorur nga ushtria ukrainase për të shkatërruar tanket ruse dhe automjetet e tjera të blinduara.

Kosova ka forcuar forcat e saj të armatosura me dronë dhe raketa antitank kryesisht nga Turqia, gjë që ka zemëruar Beogradin.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika