Automjetet Tesla me numër rekord të shitjeve në Evropë

Tesla Model Y u bë makina më e shitur në të gjithë Evropën në nëntor. Është për herë të dytë, dhe jo vetëm për automjetet elektrike, por për të gjitha makinat

Tesla-Model-Y-

Edhe pse mediat janë dominuar nga histori negative që kanë të bëjnë me Tesla-n ditëve të fundit, kryesisht për shkak të rënies së madhe të çmimit të aksioneve dhe ngadalësimit të kërkesës për automjetet e tyre elektrike, automjetet e tyre janë ende jashtëzakonisht të njohura dhe shiten mirë në mbarë botën.

Ne kemi shkruar tashmë për suksesin që Modeli Y e ka arritur në Norvegji. Në këtë treg, këtë vit Model Y theu rekordin për numrin e njësive të shitura, i cili u vendos në vitin 1969 nga VW Beetle.Mirëpo ky automjet nuk është i njohur vetëm në Norvegji, por edhe në të gjithë Evropën.

Deri më tani nuk ishte e pazakontë që modelet e Tesla të ishin më të shiturit në tregje të caktuara evropiane, por deri vonë nuk ishin kurrë më të shiturit në tregun e përgjithshëm evropian.Kjo ka ndryshuar tani.

Sipas të dhënave për shitjet e automjeteve në tregun evropian, autmjeti më i njohur në nëntor ishte modeli Y i Tesla-s.

Interesant është fakti se vendin e parë në atë listë në të gjithë Evropën e zuri ky automjet për herë të parë në shtator, por për shkak të një sasi më e vogël dërgesash nga Kina, shitjet ranë në tetor.

Të dhënat për muajin nëntor u publikuan së fundmi dhe Model Y u bë sërish automjeti më i shitur në Evropë, jo vetëm në mesin e automjeteve elektrike, por në të gjithë tregun.

Gjatë kësaj periudhe, kompania e Musk shiti më shumë se 19,000 Model Y dhe parashikimet e analistëve thonë se mund të presim shifra edhe më të mira të shitjeve në muajin aktual.

Gjegjësisht, vetëm në Norvegji tashmë janë dorëzuar rreth 5 mijë copë nga këto automjete.

Një arsye e madhe e rritjes së shitjeve të këtij automjeti në tregun evropian qëndron në fabrikën Tesla në Berlin, e cila aktualisht prodhon 3 mijë Model Y në javë, ndërsa modelet e tjera vijnë nga fabrika në Shangai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika