Bala për rastet e dhunës: Raportimi dhe veprimi duhet të jetë kolektiv

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale ka thënë se raportimi dhe veprimi duhet të jetë kolektiv, duke theksuar se "Nëse nuk i paraprijmë këtij kolektiviteti të reagimit dhe raportimit, nuk mund të kryhet puna vetëm nga policia dhe prokuroria"

Nazlie Bala, nga Ministria e Drejtësisë e ftuar në emisionin "Five"

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ka thënë se të gjithë akterët e kanë rolin e rëndësishëm ndaj rastit që është raportuar dhe të gjitha hallkat duhet të jenë serioze në trajtimin e këtij rasti.

Bala në emisionin “Five” ka deklaruar se, Ministria e Drejtësisë që nga marrja e mandatit, ka identifikuar mangësi të mëdha në këtë dikaster, duke filluar nga mungesa e protokollit shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale.

Ajo ka thënë se raportimi duhet të jetë kolektiv.

“Në shumë takime që kemi pasur me Ministrinë e Drejtësisë, zëshëm e kemi thënë se po të ishte raportimi me kohë edhe nga ata fqinj që i kanë raportuar britmat e së ndjerës Marigonë, tashmë ajo do ishte gjallë”.

Sipas saj, veprimi duhet të vijë nga familja dhe të dalë jashtë katër mureve të shtëpisë.

“Nëse nuk i paraprijmë këtij kolektiviteti të reagimit dhe raportimi, nuk mund të kryhet puna vetëm nga policia dhe prokuroria”, ka vijuar ajo.

Ajo ka thënë se janë 225 raste të raportuara deri më tani si dhunime seksuale, ku 85 për qind prej tyre janë me të mitur.

“Janë shumica vajza, por ka edhe djem, disa trajtim pak më të thellë dhe analizë më të gjerë sociale.

Ajo për protestën kundër dhunimeve seksuale që është mbajtur të mërkurën ka thënë se, është protesta masovike e para në vend me kaq shumë protestues.

Bala ka kërkuar, gjithashtu, seriozitet të trajtimit të këtyre rasteve nga ana e gjyqtarëve.

“Fenomeni i dhunimeve seksuale është fenomen social, nuk mund që dhunimet seksuale të trajtohen vetëm nga një këndvështrim, por duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ajo.

Sipas Balës, duhet të ketë programe të hartuara shtetërore, të cilat i analizojnë format dhe metodat si duhet të punohet me dhunuesin, siç është draftimi i protokollit për rastet e dhunimeve.

Ajo ka thënë se nuk bëhen programet brenda 3 muajve dhe 6 muajve.

“Protokolli për trajtimin e rasteve së dhunimeve seksuale do të përfundohet brenda vitit, ku do sqarohen të gjitha obligimet e institucioneve për trajtimin e këtyre rasteve”.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se duhet të ketë fushata vetëdijësuese dhe sensibilizuese dhe të ndërmerren të gjitha veprimet konkrete për minimizimin e këtij fenomeni.

Ajo ka bërë thirrje që dhuna në familje dhe e çfarëdo forme të raportohet.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika