Ballkani mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës, gjendet në Grupin C me Dinamon e Zagrebit

Skuadra e Ballkanit ka mësuar grupin dhe kundërshtarët që do t’i ketë në Ligën e Konferencës

Ekipet e Grupit C

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka mësuar rivalët e grupit në Conference League, dhe pjesë e grupit të skuadrës kosovare do të jenë gjiganti kroat, Dinamo e Zagrebit, Astana e Kazakistanit dhe Plzeni i Çekisë.

Duke filluar nga ora 14:30 është hedhur shorti për grupet e Ligës së Konferencës, i cili është mbajtur në Monaco dhe kampioni kosovar Ballkani, u tërhoq në Grupin C.

Në Ligën e Konferencës ka përfunduar shorti, i cili përfshiu 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

32 skuadrat e ndara në katër vazo, u bazuan në renditjen e koeficientit të klubit.

Këto janë të gjitha grupet e Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24:

Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, Klaksvik;
Grupi B: Gent, Maccabi Tel-Aviv, Zorya Lohansk, Breidablik;
Grupi C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, Ballkani;
Grupi D: Club Brugge, Bodo/Glimt, Besiktas, Lugano;
Grupi E: AZ Alkmaar, Aston Villa, Legia Warsawa, Zrinjski;
Grupi F: Ferencvaros, Fiorentina, Genk, Cukaricki;
Grupi G: Eintracht Frankurt, PAOK, Helsinki, Aberdeen;
Grupi H: Fenerbahce, Ludogorets, Spartak Trnava, Nordsjaelland.

Sezoni i ri i Ligës së Konferencës do të fillojë më 21 shtator për të gjitha skuadrat, ndërsa kjo fazë përfundon më 14 dhjetor.

Finalja e madhe e garës së tretë më të rëndësishme evropiane do të zhvillohet në Agia Sofia Stadium në Greqi, më 29 maj 2024.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika