Basha: Prokuroria që e tërhoqi aktakuzën për Radojçiqin, gjeti kohë me ngritë aktakuzë ndaj Manxhukës dhe Azemit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i është kundërpërgjigjur aktakuzës së Prokurorisë së shtetit të Kosovës, pasi kjo e fundit ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje duke e akuzuar Prokurorinë për mosaktakuzën tash e 7 vjet në rastin e Astrit Deharit

Dimal Basha, VV

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj Prokurorisë së shtetit të Kosovës, pasi kjo e fundit ka ngritur një aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të partisë në pushtet.

“Prokuroria që s’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht, Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Lëvizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste, Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç, paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit!”, ka shkruar Basha.

Më tej, për t’i përforcuar pretendimet e tij, i ka përdorur disa deklarata, që, sipas tij, i ka thënë ambasada amerikane në Prishtinë.

“Me fol unë, thonë po je i anshëm, por ja çka thotë Ambasada Amerikane për këtë Këshillin Prokurorial që udhëheq me prokurorinë në këtë Republikë”, ka shkruar Basha.

Më poshtë mund t’i lexoni deklaratat, që sipas Bashës, janë deklarata të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟎: Për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, “ne besojmë se këto procese tani janë 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐫𝐫ë𝐧𝐣ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭. Atyre u mungon transparenca dhe 𝐢 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭ë 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭.” Ambasada tërhiqet nga përzgjedhja e tyre sepse thotë pjesëmarrja e tyre “mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur.”

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏, (përfaqësuese e ambasadës drejtuar KPK-së: “Është shumë e vështirë për mua si përfaqësuese e Ambasadës Amerikane të kuptoj se si e dëshironi mbështetjen tonë?

𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟐: Ambasadori Honevier, ky Këshill Prokurorial “ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK si institucion publik”, këto janë deklaratat e Ambasadës Amerikane në Prishtinë sipas Bashës.

Ai ka përfunduar duke bërë thirrje “Ju vlerësoni vet tash!”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika