Basketbollistja amerikane pranon fajësinë në gjykatën ruse

Pas deklarimit të saj si fajtore, seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 korrik

Brittney Griner
Brittney Griner

Basketbollistja Brittney Griner është deklaruar fajtore për një akuzë droge në një gjykatë ruse të enjten, por mohoi se ajo kishte shkelur qëllimisht ligjin.

Griner po fliste në seancën e dytë të gjyqit të saj për akuzën e narkotikëve që mund ta dënonte me deri në 10 vjet burg, disa ditë pasi ajo i kërkoi Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, të siguronte lirimin e saj.

“Do të doja të pranoja fajin, por nuk kisha asnjë qëllim. Nuk doja të shkelja ligjin,” ka thënë Griner, duke folur në anglisht, e cila më pas u përkthye në rusisht për gjykatën.

“Do të doja të jap dëshminë time më vonë. Më duhet kohë për t’u përgatitur,” ka shtuar ajo.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 14 korrik.

Medalistja e artë olimpike është arrestuar në shkurt të këtij viti në një aeroport afër Moskës, ngase në bagazhin e saj iu gjetën disa fishekë që përmbanin vaj të nxjerrë nga kanabisi.

Brittney Griner është një nga lojtaret më të suksesshme në ligën profesionale të femrave në SHBA, me ekipin e WNBA-së, Phoenix Mercury.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika