BE bie dakord për një marrëveshje kompromisi për ndalimin e importeve të naftës ruse

Udhëheqësit e BE-së mbështetën të hënën një ndalim të shumicës së importeve të naftës ruse, pas një marrëveshjeje kompromisi me Hungarinë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të bllokuar më shumë se dy të tretat e importeve të naftës ruse. Ky ndalim do të prekë vetëm naftën që arrin nga deti, por jo naftën e tubacionit, pas kundërshtimit nga Hungaria.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se marrëveshja ka ndërprerë “një burim të madh financimi” për Rusinë, raporton BBC, transmeton Portali D.

Ndalimi është pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të miratuara në një samit në Bruksel, i cili kërkon pajtimin e 27 vendeve anëtare.

“Sanksionet do të ndikojnë menjëherë në 75% të importeve të naftës ruse. Dhe deri në fund të vitit, 90% e naftës ruse të importuar në Evropë do të ndalohet”, ka shkruar Michel në rrjetin social Twitter, transmeton Portali D.

Anëtarët e BE-së kanë kaluar orë të tëra duke u përpjekur për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre rreth ndalimit të importeve të naftës ruse, me Hungarinë e cila është kundërshtarja kryesore e kësaj mase.

Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se, po ashtu, kanë bërë marrëveshjen që të punojnë për një mekanizëm, duke i ofruar Ukrainës një ndihmë makro-financiare deri në 9 miliardë euro.

Ursula von der Leyen

“Ne ramë gjithashtu dakord të punojmë për një mekanizëm për t’i ofruar Ukrainës një paketë të re, të jashtëzakonshme ndihme makro-financiare deri në 9 miliardë euro”, ka shkruar der Leyen në rrjetin social Twitter, trasnmeton Portali D.

Kompromisi erdhi pas disa javësh diskutime derisa u ra dakord se do të ketë “një përjashtim të përkohshëm për naftën që vjen përmes tubacioneve në BE”, u tha Michel gazetarëve.

Për shkak të kësaj, sanksionet e menjëhershme do të prekin vetëm naftën ruse që transportohet në BE përmes detit, që përbën dy të tretat e totalit të importuar nga Rusia.

Rusia aktualisht furnizon 27% të naftës së importuar të BE-së dhe 40% të gazit të saj. BE-ja i paguan Rusisë rreth 400 miliardë euro (430 miliardë dollarë, 341 miliardë paund) në vit në këmbim.

Fuçi nafte në një protestë të organizuar nga organizata Greenpeace para parlamentit hungarez 

Ndalimi i importeve të naftës ruse është propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian, por rezistenca, veçanërisht nga Hungaria, e cila importon 65% të naftës së saj nga Rusia përmes tubacioneve, ka mbajtur raundin e fundit të trazuar.

Vende të tjera pa dalje në det, si Sllovakia dhe Republika Çeke, gjithashtu kërkuan më shumë kohë për shkak të varësisë së tyre nga nafta ruse. Bullgaria, tashmë e shkëputur nga gazi rus nga Gazprom, kishte kërkuar gjithashtu përjashtime.

As kriza e kostos së jetesës që po ndihet në të gjithë Evropën nuk ka ndihmuar. Çmimet e larta të energjisë kanë kufizuar oreksin e disa vendeve të BE-së për sanksione, të cilat mund të dëmtojnë, gjithashtu, ekonomitë e tyre.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika