BE masa të reja sanksionuese kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë.

Sipas presidencës franceze të Këshillit të Evropës (KE), masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve.

Masat sanksionuese, gjithashtu përfshijnë edhe mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.

Teksti ligjor që përfshin emrat e “oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik”, do të publikohet zyrtarisht të premten e tetë prillit.

Vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave varen nga energjia ruse, nuk kishin arritur të bien dakord për sanksionet ndaj energjisë ruse, përcjell EuroNews.

Parlamenti Evropian

Gjatë një debati në Parlamentin Evropian (PE), presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka thënë se sanksionet mbi naftën dhe gazin rus kanë të ngjarë të nevojiten përfundimisht.

“Ne duhet të mbyllim zbrazëtirat. Ne duhet të synojmë çdo përpjekje për të anashkaluar sanksionet dhe jemi gati të lëvizim shpejt,”.

“Ne kemi koordinuar më tej sanksione të forta. Paketa e re përfshin një ndalim të importeve të qymyrit. Dhe zonja dhe zotërinj, unë mendoj se masat për naftën dhe madje edhe gazin do të nevojiten herët a vonë.”, kaishte thënë Michel të mërkurën e gjashtë prillit.

Nga ana tjetër Hungaria ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje të BE-së për të shtrirë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus.

Raundi i pestë i sanksioneve të BE-së vije pas sanskioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sanksionet amerikane kishin në shënjestër familjen e presidentit rus Vladimir Putin, përkatësisht dy vajzat e tij dhe bankat kryesore ruse.

Nga ana tjetër, Rusia  të enjten është përjashtuar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pas votimit nga ana e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika