BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkim Evropian e ka 'marrë rolin' e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse është duke e humbur paanshmërinë në ndërmjetësimin në mes të Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga Lista Serb, ku paraardhës i Rashiq-it kishte qenë, Goran Rakiq.

Ky vendim i Kurtit, është pritur me reagime nga Serbia por edhe nga Bashkimi Evropian(BE).

Si shenjë pezmatimi, Serbia ka bojkotuar Samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet në Tiranë.

Ndërsa, BE-ja ka ‘marrë’ rolin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku pretendon se përzgjedhja Rashiq-it ministër nga Kurti, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u ka bërë thirrje “autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e Kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, për Portalin Dukagjini ka thënë se nuk pajtohet me pretendimet e BE-së.

Madje, ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, i jep kompetenca të plota Kryeministrit Kurti që të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës, pa pëlqimin apo aprovimin e Kuvendit.

“Duke e njohur si shef të pakontestuar të Qeverisë, Kushtetuta i jep autoritetin kryeministrit që të ndërrojë një ministër pa pëlqim të Kuvendit, me qëllim sigurimin e zbatimit të politikave të tij nga kabineti qeveritar”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Kryeziu për Portalin Dukagjini.

Më tej, ai ka sqaruar se si bëhet përzgjedhja e ministrave nga komuniteti pakicë në Kosovë.

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

“Procedura e përzgjedhjes së ministrave që vijnë nga komunitetet përmes aprovimit të tyre në Kuvend edhe nga deputetët e komuniteteve jo shumicë, sipas nenit 96, është respektuar gjatë votimit të Qeverisë Kurti II”.

“Pas situatës së shkaktuar me dorëheqjen Goran Rakiq-it, neni 96 interpretohet në dritë të nenit 94 par.4 mbi kompetencat e Kryeministrit”, ka përfunduar Kryeziu.

Gjithashtu, për këtë çështje ka qenë kritik edhe profesori universitar, Agron Hoti i cili ka qenë ish-këshilltar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Politologu, Agron Hoti

“Sikur BE-ja që nga 2008 e deri me sot të ishte kujdesur vetëm pakëz më shumë për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës, sa po kujdeset për (mos) kushtetutshmërinë për emërimin e një ministri që megjithatë është serb, të jetë e bindur që deri sot do ta kishim të zgjidhur tërësisht problemin me Serbi”, ka deklaruar Hoti pë Portalin Dukagjini.

Tutje, Hoti e ka argumentuar kritikën e tij për Bashkimin Evropian duke thënë se Kosova nuk do të kishte marrëveshje antikushtetuese të nënshkruara me Serbi në Bruksel.

“Marrëveshje këto që u ndërmjetësuan nga vetë BE-ja pa pyetur fare se a janë në përputhje apo kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, Serbia e shkel Kushtetutën e Kosovës para syve të Bashkimit Evropian, i cili nuk është përkujdesur për këtë. Po të kujdesej BE-ja për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës, siç ka thënë Hoti, “Kosova do ta kishte të shtrirë dhe të harruar tanimë sovranitetin kushtetues në gjithë territorin e saj”.

Hoti ka thënë se BE-ja asnjëherë nuk ka folur për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, pasi sipas tij, po t’a bënte një gjë të tillë BE-ja “Kosova nuk do të ishte më pjesë e Kushtetutës së Serbisë”.

“I tërë dialogu dhe presioni ndaj palës kosovare po bëhet që Serbia të akomodohet në Kosovë, jo duke zbatuar por duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë profesori Hoti.

Ai ka përfunduar duke thënë se reagimet BE-së janë të një anshme dhe sipas tij, “nuk i ndihmon fare relaksimit të raporteve Kosovë-Serbi, e aq më pak zgjidhjes së problemit”.

Gazmiri Raci, njohës i politikës

Ish-këshilltar i Edita Tahirit, Gazmir Raci, ka thënë se është i shqetësuar se si BE-ja ka tendenca që me marrë rolin e gjykatësve të Kosovës dhe me nda drejtësi.

“Kosova ka të drejtën e saj se si do të vendos për emërime e shkarkime të ministrave”, ka theksuar analisti Raci.

Ai e ka akuzuar BE-në se nuk ka reaguar kur me orkestrim të Serbisë, struktura paralele të cilat ishin integruar në institucionet e Kosovës i kanë bojkotuar këto të fundit në muajin nëntor.

“Askush nga ndërmjetësit e dialogut nuk kanë reaguar për shkeljen flagrante që ja ka bërë Serbia marrëveshjes së vitit 2013, kur janë pajtuar që t’i shuajnë strukturat paralele si në drejtësi, polici dhe mbrojtjen civile”, ka theksuar Raci.

“Këto janë shkeljet me të rënda që kanë ndodhur tani dhe duhet t’i evidentohen Serbisë në Raportin e Progresit për këtë vit nga BE-ja” , ka shtuar ai.

Raci ka përfunduar duke thënë se BE-ja nuk duhet të marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese, vetëm kushtetuesja është ajo e cila ka të drejtë të nxjerrë vendime se a është shkelur a nuk është shkelur.

Rashiq: U zgjodha në mënyrë legjitime ministër, sjellja e Vuçiqit më tronditi

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika