BE ndalon importet e arit rus dhe ngrin asetet e Sberbank

27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje unanime të mërkurën e 20 korrikut, dhe kanë rënë dakord të ndalojnë importet e arit rus, përfshirë bizhuteritë, dhe ngrirjen e aseteve të bankës me të madhe ruse, Sberbank

Ilustrim

BE-ja ka rënë dakord të ndalojë importet e arit rus, përfshirë bizhuteritë, dhe të ngrijë asetet e Sberbank, banka më e madhe ruse.

27 vendet anëtare kanë arritur një marrëveshje unanime të mërkurën pasdite të 20 korrikut, pesë ditë pasi Komisioni Evropian ka propozuar masat.

Aleatët perëndimorë janë duke u përpjekur të shkaktojnë dhimbje ekonomike në Kremlin dhe të kufizojnë fondet që ai ka për pushtimin e Ukrainës.

Që nga 24 shkurti, BE-ja ka sanksionuar një gamë të gjerë produktesh që vijnë nga Rusia, duke përfshirë qymyrin, vajin nga deti, vodka, çimento, dru, ushqim deti, havjar dhe pajisje gjuetie.

Ndërsa gazi që është një burim i madh i të ardhurave për Moskën, ka mbetur i përjashtuar nga sanksionet e BE-së, raporton euronews.

Zyrtarët e BE-së nuk i kanë përshkruar sanksionet e reja si raundin e shtatë të sanksioneve, por një paketë “mirëmbajtje dhe shtrirjeje” që ofron qartësi dhe udhëzime mbi masat e vendosura tashmë kundër Rusisë.

Rusia konsiderohet eksportuesi i katërt më i madh i arit në botë. Metali i çmuar përfaqëson eksportin kryesor të vendit pas energjisë dhe kishte vlerë më shumë se 18.5 miliardë euro në 2020.

Ndërsa sipas Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik, i cili mbledh të dhënat e tregtisë ndërkombëtare, pjesa dërrmuese e arit të Rusisë ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar atë vit, me vlerën e mbetur prej 2 miliardë eurosh të ndarë midis Zvicrës, Kazakistanit, Turqisë dhe Indisë.

SHBA, Britania e Madhe dhe Japonia kanë vendosur tashmë një embargo ndaj arit rus.

Ndalimi po shihet si goditje e drejtpërdrejtë ndaj elitës ruse, sepse oligarkët kanë përdorur shufrat e arit si një strehë të sigurt për të zbutur ndikimin e sanksioneve perëndimore.

Sipas Republikës Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së, sanksionet e reja do të ngrijnë gjithashtu asetet e Sberbank, bankës më të madhe ruse, në bllok.

Ai gjithashtu do të ndalojë të gjitha transaksionet midis bankës dhe vendeve të BE-së, me përjashtim të operacioneve financiare për tregtinë e ushqimit dhe plehrave, ka thënë një zyrtar i BE-së për Reuters.

Në fillim të qershorit, Sberbank është përjashtuar nga SWIFT, sistemi me bazë në Belgjikë që mundëson pagesa të shpejta elektronike në mbarë botën.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika