Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Kurti ka deklaruar se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova tashmë ka, sipas tij, institucione stabile.
Ai ka përmendur edhe miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, duke thënë se institucionet do të punojnë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit në Hagë.
“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.
Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.
Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!
Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
