Benzema refuzon ftesën e presidentit francez për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk ka dëshiruar të udhëtojë vetëm në Katar për finalen e shumëpritur Francë-Argjentinë, ai u ka bërë ftesë lojtarëve francez të cilët janë lënduar, në mesin e tyre Karim Benzema, i cili raportohet se ka refuzuar ftesën

Karim Benzema dhe Emmanuel Macron

Karim Benzema ka refuzuar një ftesë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës,

Benzema kishte pësuar një dëmtim në kofshë disa ditë përpara ndeshjes së parë franceze të Kampionatit Botëror, gjë që e bëri atë të fluturonte për në shtëpi.

Ashtu si lojtarët e tjerë të lënduar, Benzema-s iu dha mundësia të bashkohej me avionin presidencial për të udhëtuar në Doha për finalen, por së bashku me Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Michel Platini, ai nuk e ka pranuar ftesën.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e ESPN, ku sipas tyre, aty nuk do të jetë as Lucas Hernandez , i cili gjithashtu u lëndua në ndeshjen e parë kundër Australisë.

Ndërsa, trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk donte të përfshihej në polemika në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të shtunën.

“Ka pasur lojtarë të lënduar dhe Karim ishte njëri prej tyre. Që nga ajo kohë, unë kam pasur 24 lojtarë për t’u kujdesur,” ka thënë Deschamps.

“Të bësh këtë pyetje për rikthimin e Benzemas është e ngathët në lidhje me ta. Unë nuk merrem me ftesa për në finale për lojtarë të lënduar apo ish-lojtarë. Disa do të jenë atje, të tjerët jo”, ka thënë tutje ai.

Të premten, Benzema ka postuar një foto në Instagram me fjalët “Nuk jam i interesuar”, që me shumë gjasa i referohet ftesës.

Një burim i ka thënë ESPN-së se Benzema “është plotësisht prapa ekipit, dhe dëshiron që ata të fitojnë këtë titull, i cili do të jetë paksa i tij në një farë mënyre”.

Benzema është ende zyrtarisht pjesë e skuadrës së Francës në Kupën e Botës pasi nuk u zëvendësua.

Megjithatë, Paul Pogba , N’Golo Kante , Presnel Kimpembe dhe Christopher Nkunku do të jenë atje së bashku me Macron dhe gruan e tij, Brigitte, si dhe kampionin olimpik në xhudo, Teddy Riner, dhe ish-lojtarin francez të viteve 1980, Alain Giresse.

Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika