Bill Gates zotohet të heqë dorë nga lista e të pasurve në botë

Njeriu i katërt më i pasur në botë, Bill Gates, do të jap pasurinë e tij, kështu duke u larguar nga lista e njerëzve më të pasur në botë. Ai ka thënë se kishte një "detyrim" për t'i kthyer burimet e tij shoqërisë

Bill Gates

Miliarderi Bill Gates është zotuar sërish se do të japë pasurinë e tij, duke shtuar se përfundimisht do të largohet nga lista e njerëzve më të pasur në botë.

Kjo ka ardhur pasi që bashkëthemeluesi i Microsoft ka njoftuar se do të bënte një donacion prej 20 miliardë dollarësh  për fondin e tij filantropik.

Njeriu i katërt më i pasur në botë ka thënë se kishte një “detyrim” për t’i kthyer burimet e tij shoqërisë.

Gates fillimisht është zotuar që të jap pasurinë e tij në vitin 2010, por vlera e tij neto është dyfishuar që atëherë.

Ai aktualisht ka 118 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes, por kjo do të bjerë ndjeshëm pas dhurimit të tij në korrik për Fondacionin Bill & Melinda Gates, fond bamirësie që ai ka themeluar me ish-bashkëshorten e tij në vitin 2000, transmeton BBC.

Në një postim në Twitter, Gates ka thënë se fondacioni do të rrisë shpenzimet e tij nga 6 miliardë dollarë në vit në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026 për shkak të “pengesave globale” të fundit duke përfshirë pandeminë, Ukrainën dhe krizën klimatike.

“Ndërsa shikoj nga e ardhmja, kam në plan t’i jap pothuajse të gjithë pasurinë time fondacionit. Unë përfundimisht do të largohem nga lista e njerëzve më të pasur në botë”.

“Unë kam një detyrim t’i kthej burimet e mia shoqërisë në mënyra që kanë ndikimin më të madh për reduktimin e vuajtjeve dhe përmirësimin e jetëve. Dhe shpresoj që të tjerët në pozita të pasura dhe privilegje të mëdha të rriten gjithashtu në këtë moment”, ka shkruar Gates.

Fondacioni Gates punon në vende të ndryshme për të çrrënjosur sëmundje të tilla si Malaria, për të përmirësuar arsimin dhe për të trajtuar kushtet e këqija higjienike. Mendohej se ishte fondacioni i dytë më i madh bamirës në botë në vitin 2020, me 49.8 miliardë dollarë asete dhe mbështetej nga dashamirës të tjerë të pasur si investitori miliarder Warren Buffett.

Ky fondacion është donatori më i madh privat për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i dyti pas SHBA-së me donacionin e tij vjetor në 2018.

Gates ka mbajtur titullin e personit më të pasur në botë nga Forbes midis 1995 dhe 2010, dhe përsëri nga 2013 deri në 2017.

Ndërsa, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos e ka rrëzuar atë nga vendi i parë në vitin 2017 përpara se shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, të merrte këtë pozicion në vitin 2022.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika