Bislimi: Kushtet për anëtarësimin e Kosovës në BE s’janë të njëjta me ato të vendeve të rajonit

"..Nëse e shihni se gara e vendeve të tjera është një garë 400 metra sprint, Kosova e ka 600 metra dhe me pengesa”, ka deklaruar Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se gara për Kosovën për anëtarësim në BE, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, nuk është e njëjtë.

“Ka zëra brenda Komisionit Evropian që besojnë se në rast që Kosova do të jetë garantuese në kushtet e njëjta të vendeve të tjera të rajonit, do të ishte mbase vendi i parë ose i dytë nga i gjithë Ballkani që mund të marrë statusin e anëtarit të plotë të BE-së, por gara e Kosovës nuk është e njëjta. Nëse e shihni se gara e vendeve të tjera është një garë 400 metra sprint, Kosova e ka 600 metra dhe me pengesa”, ka deklaruar Bislimi.

Pas mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, Bislimi ka deklaruar se pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat nuk është Serbia, por pesë shtetet mosnjohëse.

Ai ka potencuar se Kosova është e përgatitur për marrjen e këtij statusi, e siç u shpreh ai, aktualisht gjendet në një stad më të lartë se të vendeve të tjera të rajonit.

“Serbia nuk është pengesë për ne, Serbia ka problemet e veta me integrimin evropian, nuk ka kapituj të çelë për vite. Te ne pengesë më shumë janë 5 vendet mosnjohëse të cilët nuk po lejojnë ende që të ndërtohet konsensusi brenda Këshillit, i cili kërkon dërgimin e pyetësorit te Komisioni Evropian në mënyrë që të vlerësohen kapacitet e Kosovës për me filluar procesin e integrimit apo për të marrë statusin e kandidatit. Ka frustrim edhe brenda Komisionit që ky konsensus nuk po arrihet edhe me tej”, ka vijuar Bislimi.

Tutje, Bislimi ka theksuar se Kosova ka një përparësi në krahasim me shtetet tjera që e kanë marrë statusin e vendit kandidat, pasi Kosova që nga viti 2016 është duke e zbatuar MSA-në.

“Duhet ta keni të qartë, procesi i integrimit liron më shumë fonde të BE-së, por kjo nuk do të thotë se shtyhet se ne që jemi duke punuar në zbatimin e agjendës dhe rrjedhimisht jemi shumë më të përgatitur se secili vendi i Ballkanit Perëndimor në momentin kur e ka marrë statusin e kandidatit. Ne jemi duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) që nga viti 2016, para se me marrë statusin e kandidatit. Kurse disa vende të tjera e kanë marrë statusin e kandidatit vetëm tri javë pasi kanë filluar zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit, kjo na vendos neve në një pozitë shumë më të avancuar”, ka theksuar ai.

Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika