Bogujevci: Nuk do të duhej të mjaftonte vetëm një ditë që të flasim për sfidat e personave me aftësi të kufizuara

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci në konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, e cila mbahet për personat me aftësi të kufizuara, ka thënë se kjo kategori përballet me shumë sfida si shkas i faktorëve ekonomikë e social

Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci të shtunën e 15 tetorit ka marrë pjesë në konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, e cila është mbajtur në Prishtinë.

Në këtë konferencë Bogujevci është shprehur se është e vetëdijshme për faktin që personat me aftësi të kufizuar përballen çdo ditë me sfida të llojllojshme. Kjo sipas saj vijon si mungesë e arsimit, punësimit, burimit social e të tjerë.

Nënkryetarja e kuvendit ka thënë se si institucione nuk do të duhej të mjaftonte vetëm një ditë që të flasim për sfidat me të cilat kjo kategori ballafaqohet çdo ditë.

Mes tjerash Bogujevci ka shtuar se nga 200 shërbyes civilë në kuvend, gjashtë prej tyre janë persona me aftësi të kufizuara, sipas saj kjo shifër nuk duhet të mjaftojë.

Bogujevci ka theksuar se kuvendi ka planifikuar përgatitjen e dokumenteve parlamentare në këtë aspekt. Sipas saj kjo do të arrihet duke zbatuar praktikat globale për përfshirjen sa më të gjerë të të gjithë grupeve të shoqërisë në qasjen në informata. Nëpërmes të cilës mundësohet pjesëmarrja aktive në vendimmarrje, e demokracia kuptimësohet kur ka gjithëpërfshirje në vendimmarrje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika