Bonot e Diasporës: Shuma e investuar vlerësohet e ulët

Shumën e investuar në Bonot e Thesarit nga diaspora kosovare vitin e kaluar, e ka konsideruar shumë të ulët organizata Germin. Madje, kjo organizatë që traget ka diasporën thotë se investimi i parave të mbledhura nga bonot kanë shkuar në vendin e gabuar. Por, të kundërtën e thotë Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Bonot e diasporës

10.4 milionë euro u investuan në bonot e thesarit nga diaspora e Kosovës për kohën, sa kjo thirrje ishte e hapur. Por, kjo shumë, sipas organizatës Germin, është shumë e ulët në krahasim me kapitalin real që ka Diaspora.

Lirim Krasniqi, nga kjo organizatë, thotë se Qeveria nuk ka bërë njoftimin e duhur për këto investime, dhe se gabimisht i ka investuar këto para.

“Është e rëndësishme që këto projekte të shkojnë për projekte zhvillimore. Në vitin e kaluar Qeveria ka vendosur që mjetet e mbledhura 10.4 milionë të shkojnë për rimëkëmbjen ekonomike”.

Lirim Krasniqi, GREMIN

”Ne mendojmë që kjo nuk është një nga mënyrat që duhet të shfrytëzojmë mjetet që vijnë nëpërmjet bonove që vijnë nga diaspora, sepse këto projekte duhet të dedikohen për projekte zhvillimore, kapitale të natyrave të ndryshme dhe ky informacion duhet që ti dhurohet diasporës paraprakisht”, ka thënë Lirim Krasniqi për RTV Dukagjini.

Por, Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se këto para nuk janë investuar ashtu siç pretendon organizata “Germin”.

Qëllimi i parave të mbledhura nga bonot e thesarit, sipas Muratit, është investimi te prodhuesit vendor, për zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

“Të thuhet se mjetet e mbledhura nga bonot e thesarit kanë shkuar për masën e mbështetjes qytetarë është e pavërtete. Ato mjete siç e kemi thënë do të shkojnë për t’i mbështetur prodhuesit për zgjerimin e kapaciteteve të tyre, e cila është masa 2.1, dhe ajo masë është në vijimësi dhe komisioni ka filluar punën dhe është duke i shqyrtuar aplikacionet. Shumë biznese kanë marrë parapëlqimin fillestar dhe disa prej tyre edhe janë aprovuar. Investimet kanë filluar”, është shprehur Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Ministri i Financave Hekuran Murati

Kurse, ekonomisti Naim Huruglica, mundësinë e diasporës për të investuar në bono të thesarit, e sheh si mënyrë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Qeveria nuk ka shumë formë për të nxjerrë para, dhe kjo është një ndër format. Diaspora duhet të bindet, që të vije e të investon përmes interesit që ajo nxjerre nga ky investim dhe jo se ata e kanë ndonjë obligim për të dhënë të holla vazhdimisht në Kosovë. Domethënë këto janë të holla të kthyeshme dhe jo të pakthyeshme. Ata duhet ta shohin këtë si një instrument që ia vlen të blihet, me qëllim që do të fitojnë një normë të interesit mbi ato para”.

Naim Huruglica

“Qeveria nuk ka shumë formë për të nxjerrë para, dhe kjo është një ndër format. Diaspora duhet të bindet, që të vije e të investon përmes interesit që ajo nxjerre nga ky investim dhe jo se ata e kanë ndonjë obligim për të dhënë të holla vazhdimisht në Kosovë. Domethënë këto janë të holla të kthyeshme dhe jo të pakthyeshme. Ata duhet ta shohin këtë si një instrument që ia vlen të blihet, me qëllim që do të fitojnë një normë të interesit mbi ato para”, është shprehur ai.

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtra, të cilat vlejnë më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika