Britania e Madhe paralajmëron për sulmet ruse në Detin e Zi

Britania beson se sulmet ruse ndaj anijeve civile në Detin e Zi janë të mundshme

Anije mallrash në Odessa./ Foto: Yulii Zozulia (Imago)

Sekretari i Shtetit të Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka paralajmëruar rreth sulmeve të reja në Detin e Zi dhe përshkallëzimin e fushatës agresore të saj ndaj anijeve të cilat bartin drithëra.

Mbretëria e Bashkuar pret që Rusia të forcojë më tej goditjen e saj ndaj eksporteve të grurit nga Ukraina. Moska mund të përshkallëzojë fushatën e saj për të shkatërruar eksportet e ushqimit të Ukrainës duke synuar anijet civile, ka shkruar sekretari i Shtetit James Cleverly në Twitter.

“Ne do ta ngremë këtë sjellje të paskrupullt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “Rusia duhet të ndalojë marrjen peng të furnizimeve globale ushqimore dhe t’i kthehet marrëveshjes së drithit”.

Agjencia e lajmeve, Reuters citoi gjithashtu ambasadoren britanike në OKB, Barbara Woodward, të ketë thënë se Rusia mund të ketë vendosur më shumë mina detare në hyrje të porteve ukrainase.

“Ne pajtohemi me vlerësimin e ShBA-së se kjo është një përpjekje e koordinuar për ta mbajtur Ukrainën përgjegjëse për sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi”.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ia raportoi këto informacione presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një thirrjeje telefonike të martën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika