BSPK: Të enjten do të ketë grevë njëorëshe në institucionet publike

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka paralajmëruar grevë njëorëshe për ditën e enjte. Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, më 20 maj grevës të së enjtes do t’i paraprijë një grevë gjithëpërfshirëse

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së

Grevë njëorëshe do të ketë të enjten në të gjitha institucionet publike. Kështu ka paralajmëruar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Në njoftimin e tyre thuhet se ky veprim po bëhet pa dëshirën e tyre, por që, janë të detyruar  si pasojë e mospërfilljes së kërkesave  nga ana e ekzekutivit.

BSPK-ja pret që të ketë dialog të mirëfilltë me institucionet qeverisëse të vendit, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e sindikalistëve.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk do dhe nuk dëshiron që mjetin e fundit të pakënaqësisë sindikaliste – Grevën ta përdorë kurdo dhe të parën, po kur zëri i arsyes nuk hap rrugën e duhur në të mirë të veprimeve të duhura që do të krijonin parakushtet dhe kushtet e duhura të qetësisë dhe të mirëqenies shoqërore-ekonomike atëherë nuk i mbetet tjetër veçse hyrja në Grevë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se organizatorët e grevës do të përkujdesen që, edhe pse në grevë, shërbimet parësore të mos u mungojnë qytetarëve.

BSPK-ja ka njoftuar se, nëse nuk përmbushen kërkesat e kërkuara nga ta, më 20 maj do të ketë grevë gjithëpërfshirëse.

Kërkesat e BSPK-së, janë:

  1. Rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës deri sa të përmbushen kërkesat e mëposhtme.
  2. Miratimi i Ligjit të Pagave.
  3. Rritja e rrogës minimale
  4. Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor
  5. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale
  6. Të ndryshohet neni në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, sipas të cilit, kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.
BSPK

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika