Burri që rrahu gruan e tij në Prizren po intervistohet nga policia

Sipas përgjigjes së policisë për Dukagjinin, i dyshuari dhe viktima janë burrë e grua dhe të dy janë në stacion të policisë duke u intervistuar

Mediumi “IndeksOnline” gjatë ditës së sotme ka publikuar pamje ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht një grua në Prizren.

Sipas përgjigjes së policisë për Dukagjinin, i dyshuari dhe viktima janë burrë e grua dhe se të dy janë në stacion të policisë duke u intervistuar.

“Lidhur me rastin, sapo është publikuar videoregjistrimi, hetuesit e stacionit policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort”.

“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet  në bazë të udhëzimeve të tij. Polcia ofron siguri për qytetarët  në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatojë ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, ka thënë Bytyqi për “Express”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika