Çeku pas djegies së Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj: Ky është krim, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka quajtur krim djegien e Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj, duke shtuar se objekti do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”

Pamje pas djegies së Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka deklaruar se djegia e Gjimnazit të Vjetër në Komunën e Ferizajt është krim dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Po ashtu, ai ka konfirmuar se kontrata për restaurimin e Gjimnazit të Vjetër është nënshkruar javën e kaluar, dhe se punimet kishin filluar të hënën, më 13 mars.

“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, nëpërmjet postimit në Facebook, ai ka thënë se gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”.

“Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, ka shkruar tutje ai.

Ndërtesa e ish-Gjimnazit të Vjetër në Komunën e Ferizajt është përfshirë nga zjarri masiv në orët e para të mëngjesit të së martës.

Komuna e Ferizajt nëpërmjet një reagimi publik ka deklaruar se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë objektin.

Gjithashtu, deputeti i LVV-së, Enver Haliti ka reaguar pas djegies së objektit të gjimnazit të parë shqiptar “Ismail Qemali” në Ferizaj, që sipas tij kjo nuk është hera e parë që ky objekt digjet.

Më tej, deputeti nga LVV-ja e ka cilësuar si “Krim të organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt”.

Haliti dyshon se prapa këtij zjarri qëndron dikush që e ka urdhëruar këtë dhe i ka ftuar organet e rendit që ta zbulojnë këtë rast.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për Dukagjinin ka thënë se nëse deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka ndonjë emër të ndonjë personi që ka shkaktuar zjarrin në gjimnazin e parë shqiptar, le të bashkëpunojë me prokurorin e shtetit.

“Deputetët mund të shkruajnë çfarëdo, por nëse deputeti Enver Haliti ka ndonjë emër mund të vijë direkt te unë dhe as në polici nuk ka nevojë me shku, le të vijë tek unë le të ma sjellë emrin, unë menjëherë shkoj e arrestoj atë person, por jo me supozime sepse ne me supozime nuk punojmë”, ka thënë Jashari për Portalin Dukagjini.

Më tej, ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar por në këtë fazë janë ende konfidenciale.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika