Çfarë bëjnë trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe ku janë ato?

Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore ndaj objektivave irakiane dhe siriane të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe milicitë që mbështet Teherani

Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore ndaj objektivave irakiane dhe siriane të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe milicitë që mbështet Teherani, pas një sulmi në një nga shumë vendet në Lindjen e Mesme ku SHBA-ja ka prani ushtarake.

Ja çfarë dihet për praninë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme:

Ku janë bazat e SHBA-së në Lindjen e Mesme?

SHBA-ja ka baza në Lindjen e Mesme prej dekadash. Kulmi i pranisë ushtarake të SHBA-së ishte më 2011 me më shumë se 100.000 trupa amerikane në Afganistan dhe mbi 160.000 në Irak më 2007.

Ndërsa numri është shumë më i ulët pas tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021, rreth 30.000 trupa amerikane janë ende të shpërndara në të gjithë rajonin. Përveç kësaj, që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor, SHBA-ja ka dërguar përkohësisht mijëra trupa shtesë në rajon, duke përfshirë edhe anijet luftarake.

Baza më e madhe e SHBA-së në Lindjen e Mesme ndodhet në Katar, e njohur si Baza Ajrore Al Udeid dhe e ndërtuar në vitin 1996. Vende të tjera ku SHBA-ja ka prani ushtarake përfshijnë Bahrejnin, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

SHBA-ja ka afërsisht 900 trupa në Siri, në baza të vogla si fusha e naftës al Omar dhe al-Shaddadi kryesisht në verilindje të vendit.

Ekziston një post i vogël pranë kufirit të qarkut me Irakun dhe Jordaninë, i njohur si garnizoni Al Tanf.

Në Irak ka një personel prej 2.500 vetash të shpërndarë rreth objekteve si Union III dhe baza ajrore Ain al-Asad, megjithëse bisedimet janë duke vazhduar për të ardhmen e këtyre trupave.

Pse janë vendosur trupat e SHBA-së në rajon?

Trupat amerikane janë të vendosura në Lindjen e Mesme për arsye të ndryshme dhe me përjashtim të Sirisë, ato janë atje me lejen e qeverisë së secilit vend.

Në disa vende si Iraku dhe Siria, trupat amerikane janë atje për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe po ndihmojnë, gjithashtu, në këshillimin e forcave lokale. Përgjatë vjetëve të fundit, ata janë sulmuar nga forcat e mbështetura nga Irani dhe kanë ndërmarrë veprime kundër tyre.

Jordania, një aleat kyç i SHBA-së në rajon, ka qindra trajnues amerikanë dhe ata mbajnë stërvitje masive gjatë gjithë vitit.

Në raste të tjera, si në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, prania e trupave amerikane ka për qëllim sigurinë e aleatëve, kryerjen e stërvitjeve dhe përdoren sipas nevojës në operacionet në rajon.

A ka baza ushtarake të huaja në SHBA?

Ndërsa aleatët e Uashingtonit ndonjëherë dërgojnë trupat e tyre për t’i trajnuar ose punuar me trupat amerikane, nuk ka bazë ushtarake të huaj brenda SHBA-së.

Kulla 22 në Jordani

Kulla 22, një bazë në Jordani në pikën më verilindore ku kufijtë e vendit takohen me Sirinë dhe Irakun, u godit në një sulm me dron më 28 janar që vrau tre ushtarë rezervë të ushtrisë. Uashingtoni fajësoi milicinë irakiane Kataib Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Konkretisht, Kulla 22 është afër garnizonit Al Tanf, i cili ndodhet përtej kufirit në Siri, dhe ku strehohet një numër i vogël i trupave amerikane. Duke qenë kyç në luftën kundër Shtetit Islamik, Tanf ka marrë një rol si pjesë e një strategjie të SHBA-së për të frenuar ngritjen ushtarake të Iranit në Sirinë lindore.

A sulmohen shpesh bazat e SHBA-së në rajon?

Bazat e SHBA-së janë objekte shumë të mbrojtura, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga raketat ose dronët. Objektet në vende si Katari, Bahreini, Arabia Saudite, Kuvajti zakonisht nuk sulmohen.

Por, trupat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar shpesh viteve të fundit. Që nga 7 tetori, trupat amerikane janë sulmuar më shumë se 160 herë nga milicia e mbështetur nga Irani, duke plagosur rreth 80 trupa, madje edhe para sulmit të së dielës në Kullën 22, i cili plagosi rreth 40 të tjerë.

Një valë e re dhune në Lindjen e Mesme shpërtheu pas 7 tetorit kur luftëtarët palestinezë islamikë të Hamasit hynë në Izrael dhe vranë 1200 izraelitë dhe morën peng 253 të tjerë. Si përgjigje, Izraeli nisi një fushatë ushtarake, në të cilën deri tash janë vrarë më shumë se 27.000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, dhe ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika