Çitaku i reagon Kurtit për vizat: Kontributi i vetëm i LVV-së dhe i Kurtit është gazi lotsjellës e dhuna në Kuvend

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur bindjen se Vetëvendosje nuk ka dhënë kontribut të rëndësishëm në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë. Ajo e konsideron Vetëvendosjen dhe liderin e saj, Albin Kurtin, si pengesa kryesore për këtë proces, duke akuzuar ata për vonim në këtë drejtim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Vetëvendosje nuk ka kontribut në liberalizimin e vizave.

Çitaku ka thënë se kontributi i vetëm i VV-së dhe i Kurtit është vonimi që i ka shkaktuar procesit të liberalizimit të vizave.

Ajo ka kujtuar edhe një gjë: “Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar.”

“E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e B.E; aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe saksionet vazhdojnë”, ka përfunduar Çitaku.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika