Çitaku: Nga njohja në qendër, përfunduam në mosnjohje

"Mirëpo kryeministri Albin Kurti me qasjen e tij të papërgjegjshme ka arritur që t’i reduktojë ambiciet e aleatëve tanë, dhe në fund kemi përfunduar me një marrëveshje e cila nuk është as finale, e as nuk e ka njohjen e ndërsjellë, në fakt e ka mosnjohjen e ndërsjellë"

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke i komentuar negociatat me Serbinë, tha se në tri vitet e qeverisjes Kurti, nga njohja në qendër, negociatat kanë degraduar me marrëveshje pa njohje në qendër, e madje me autonomi për serbët e veriut.

Ajo ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainë, ka qenë një momentum, sepse faktori ndërkombëtar ka qenë unik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje në qendër.

“Pas agresionit rus në Ukrainë i gjithë faktori ndërkombëtar ka pasur një unitet të fuqishëm për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar te njohja reciproke. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti me qasjen e tij të papërgjegjshme ka arritur që t’i reduktojë ambiciet e aleatëve tanë, dhe në fund kemi përfunduar me një marrëveshje e cila nuk është as finale, e as nuk e ka njohjen e ndërsjellë, në fakt e ka mosnjohjen e ndërsjellë”, ka thënë Çitaku në “Prime” të RTK-së.

Tutje, ajo tha se me Marrëveshjen e Ohrit nuk bëhet fjalë më për Asociacion, por për një nen 7, i cili flet për një autonomi politike dhe territoriale për serbët e veriut.

“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit flet për një autonomi politike dhe territoriale”, tha Çitaku, sipas të cilës, pasi u zbulua Drafti i Asociacionit, referencat në të janë të frikshme, dhe “po shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do ta marrë në trajtim këtë çështje”.

“E para është referenca në Rezolutën 1244, e dyta është Arbitrazhi, e treta Asociacioni ka kufi administrativ, ka një kryeqendër, ka trupa të cilat organizojnë një nivel paralel të pushtetit. Dhe kryeministri thotë prapë që e ka pranuar porse Serbi nuk po e nënshkruan. Ky është gabim kardinal. Asociacioni dhe draft Asociacioni janë dokumente të Kosovës dhe është gabim trashanik që të kërkohet nënshkrimi i presidentit të Serbisë në një dokument, i cili është dokument i brendshëm i Republikës së Kosovës, i cili rregullon një krijesë të re e cila është derivat i marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Çitaku.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika