Takimi konsultativ për zgjedhje, Çitaku: PDK-ja do i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes, Vjosa Osmani që u bëri partive politike për konsultime rreth datës së zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, Çitaku ka thënë se kjo ftesë nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.

Ajo ka thënë se kjo ftesë ndërlidhet me zgjedhjet e rregullta.

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht do ti përgjigjemi ftesës pasi e kemi obligim kushtetues, ju e dini mirë që PDK-ja nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, ftesa e saj nuk lidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme, por për përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta”, ka deklaruar Çitaku.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim konsultativ partitë politike më 31 korrik në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme.

Presidentja fton partitë politike për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika