Çitaku: Shkarkimi nuk mjafton – Berishaj të kthehet në Kosovë e të përballet me drejtësinë

Nënkryetarja PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë

Vlora Çitaku dhe Martin Berishaj

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk mund të shkarkohet vetëm me spekulime.

“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment, unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”, ka thënë Gërvalla.

Çitaku i është kundërpërgjigjur duke thënë se “Shkarkimi nuk mjafton, ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë”.

Ajo ka shtuar se “Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku parat e dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Më pas, sipas mediumit slloven, thuhet se ato mjete financiare i dërgoheshin një politikani slloven para se të përfundonin në një kompani tjetër në Itali.

Këto transfere parash kanë çuar deri te hetimi i politikanit slloven, Golob.

Pagesat nga dega e kompanisë energjetike serbe GEN-I, të cilat ekzekutoheshin në kompaninë e Berishajt, “MB Consulting”, bëheshin në emër të konsultës, me përshkrimin se janë pagesa për këshillime profesionale.

Skandali financiar, në të cilin, dyshohet se është përfshirë Berishaj, kap shumën e rreth 600 mijë eurove, të cilat, ai i tërhiqte nga llogaria e “kompanisë së tij fiktive” dhe fizikisht ia dorëzonte politikanit slloven.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy llogari.

“197 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria personale, ndërsa pjesën tjetër, 320 mijë, i ka tërhequr nga një llogari tjetër”.

Berishaj, vazhdimisht, i ka mohuar këto akuza në drejtim të tij.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika