Çitaku: Shumica e investimeve kapitale të Qeverisë janë projekte të qeverive të kaluara

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se shumica e investimeve kapitale të kësaj qeverie janë përqëndruar në projekte të ndërmarrura nga qeveritë e mëparshme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se “shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë për projekte të moçme të qeverive paraprake”.

Sipas saj, paratë për projekte të reja gjysma e parave janë ndarë për komunat ku ka pushtet VV-ja.

“Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja. Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulëta. Pra, paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane”, ka thënë ajo.

Sipas saj, e vetmja fushë ku Qeveria po shkëlqen është propaganda.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika