Trajneri i njohur, Ismet Munishi e ka komentuar humbjen e kombëtares gjermane ndaj Japonisë.
“Kam respekt për trajnerin e Gjermanisë, por e kanë humbur bazamentin”, ka thënë Munishi gjersa ka theksuar se “Japonia është skuadër e papërshtatshme”.
Kjo është vetëm nata e pestë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.