Grupi i parë i minatorëve ka arritur të dalë rreth mesnatës nga miniera e Trepçës, përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike ende nuk është rikthyer.
Burime brenda minierës kanë bërë të ditur për KosovaPress se fillimisht 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierë.
Sipas pas burimeve, aktualisht nuk dihet numri i saktë i minatorëve që kanë nisur të dalin nga miniera. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, dalja e minatorëve u bë përmes shkallëve emergjente. Në këtë mënyrë po dalin minatorët që janë në gjendje më të mirë fizike.
Ndërkohë, ende nuk ka informacione të plota për gjendjen shëndetësore të minatorëve./KP