Dallaveret në konkursin për rreshterë, IPK-ja kryen inspektimin – raportin ia dërgon Policisë

"IPK ka realizuar inspektimin mbi 'Vlerësimin e menaxhimit të procesit të gradimit për rreshter' dhe tashmë ka përgatitur Draft raportin e inspektimit"

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se kanë realizuar inspektimin e procesit të konkursit për gradimin e policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, i mbajtur në fillim të majit. Për këtë konkurs Dukagjini ka raportuar ekskluzivisht se bëhej fjalë për dallavere e keqpërdorime nga persona të lartë brenda brenda Policisë së Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin, IPK-ja ka bërë të ditur se draft-raporti i inspektimit, me gjetje dhe rekomandime, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për dhënien e komenteve.

  • Dyshimet për favorizime e parregullsi në konkursin për gradimin e policëve, IPK krijon një grup hetimor

Këtë raport e kane dërguar ne institucionin e Policisë qe nga e marta dhe ende janë në pritje të komenteve te tyre.

“IPK ka realizuar inspektimin mbi ‘Vlerësimin e menaxhimit të procesit të gradimit për rreshter; dhe tashmë ka përgatitur Draft raportin e inspektimit. Ky dokument me gjetje dhe rekomandime, konform rregullave të brendshme, i është drejtuar Policisë së Kosovës për dhënien e komenteve. Deri në këtë fazë ende nuk kemi pranuar komentet kthyese nga struktura policore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ua rikujtojmë se Dukagjini ka raportuar ekskluzivisht se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika