Dardan Berisha largohet nga KB Peja

Dardan Berisha ka lajmëruar se do të largohet nga KB Peja, dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij në këtë klub

Dardan Berisha

Basketbollisti kosovar Dardan Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka lajmëruar largimin e tij nga klubi basketbollist Peja.

Berisha ka falënderuar ekipin, qytetarët e qytetit të Pejës dhe tifozët të cilët kanë përkrahur rrugëtimin e tij në klub.

“Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojtarët si dhe të gjithë ata të cilët më perkrahën gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija”, ka shkruar Berisha.

Ai e filloi karrierën e tij në Kosovë në vitin 2001 me ekipin e KB Peja. Ai luajti jashtë vendit në Spanjë, Poloni dhe Kroaci. Në vitet 2007-2010, ai ishte lojtar i Polonia Warszawa, e cila u promovua dhe më pas u largua nga Premier League polake. Më 18 maj 2010 ai nënshkroi një kontratë trivjeçare me Anwil Wloclawek .

Ndërsa, në vitin 2012 u kthye në Kosovë, nënshkroi kontratë me KB Peja. Në këtë vit Berisha fitoi Superligën e Basketbollit të Kosovës dhe u zgjodh MVP i ligës.

Kurse, nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka luajtur në Kosovë me Sigal Prishtinën. Në vitin 2015 Berisha fitoi Superligën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.

Në qershor 2015, ai u largua përsëri nga Kosova duke u transferuar në Kroaci në KK Cibona.

Por, Dardan Berisha u largua nga Cibona e Zagrebit për t’u rikthyer te Sigal Prishtina. Berisha kishte luajtur disa ndeshje me Cibonën me mesatarisht 8.8 pikë për garë.

Më 18 shkurt 2017, Berisha nënshkroi me skuadrën italiane Juvecaserta Basket.

Ai kthehet përsëri te KB Prishtina në 2018 dhe qëndron deri në vitin 2019, dhe pastaj nga 2019 deri më tani është në KB Peja. Tani e ka përmbyllur edhe në këtë klub për t’u transferuar në ndonjë klub që ende nuk është bërë i ditur.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika