Degradimi i mjedisit, policia sekuestron mjete të rënda

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa makineri në Rahovecë pasi sipas tyre disa individë kanë shkatërruar burimin e Lumit “Drini I Bardhë”. Por përsonave të cilët u janë marrë këto mjete po kundërshtojnë këtë vendim pasi që sipas tyre toka ku kanë qenë duke punuar ka qenë toka e tyre dhe qëllimi nuk ka qenë nxierrja e zhavorit

Ilustrim

Shenjat e një mjeti të punës kishin mbetur të dukshme në dhe, por, ata që ishin duke ndërhyrë tek një zonë në Krushë të Madhe të Rahovecit, që është në afërsi të lumit Drini i Bardhë, nuk arritën të përfunojnë planin të cilin e kishin nisur.

Kjo pasi Policia e Kosovës ditën e mërkurë pati një aksionë ku sipas tyre u ndalua nxjerrja e zhavorit në mënyrë ilegele.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën që lamë pas, ndërsa mjete e rënda janë tërhequr nga Polica.

“Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dal në vendin e ngjarës me ç ‘rast kane arrit që ti ndalojnë se punuari makinerinë e rëndë, ekskavator dhe kamion të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë . Në koordinim me prokurorinë themelore në Gjakovë iniciohet rasti në procedurë të rregullt  ndërsa mjetet e rënda sekuestrohen deri në një vendim tjetër , ka deklaruar policia.

Por, atij të cilit iu ndalë puna në gjysmë po e kundërshton këtë veprim të Policisë.

Ai thotë se kjo është toka e tij private dhe se aty vetëm po bënte zëvëndësimin e zhavorit.

“Lumi I bardhë I ka nja 600 metra më së paku prej arës largë. Unë nuk kam të bëjë kurgjo me lumin edhe miliona me më jap  mu unë arën nuk e la të prishtë se e kam traditë prej babës e babgjyshit e katërgjysh që kam punu me këtë dhe” ka thënë Avdi Dina.

Avdi Dina

Dina po kundërshton edhe formën se si institucionet kanë sekuestruar mjetët e punës

“Kjo nuk është krim bre. Kjo nuk është krim, kjo është pasuri e jemja. Kqyre nashta skom drejt në bazë të shtetit se nën 7 cm tokë i takon pastaj shtetit, I pranoj drejtësitë krejt ama sa punë kam bo unë ktu është turp me marr teknikën me maltretue bagerin e kamionin që as zhavorin nuk më kanë lejue me shprazë”, ka shtuar Dina.

Për këtë cështje, televizioni ka kërkuar sqarime edhe nga Prokuroria e Gjakovës por ata nuk kanë kthyer përgjigjie.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika