Dëme të mëdha nga breshëri në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me breshër gjatë ditës së diel, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të komunës

Komuna e Malishevës ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me breshër gjatë ditës së diel, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të kësaj komune.

Siç ka njoftuar komuna në fjalë, stuhia e shoqëruar me breshër gjatë ditës së djeshme, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të Komunës së Malishevës.

Bëhet e ditur se si pasojë e stuhisë, janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore, serrat dhe të mirat tjera materiale, por fatbardhësisht pa dëme në njerëz.

Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, me kërkesën edhe të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka vizituar fshatin Plloqicë, ku edhe janë shënuar dëmet më të mëdha nga stuhia.

Po ashtu, siç bëhet e ditur nëpërmjet njoftimit, drejtori Dukolli ka shprehur keqardhjen për dëmet që u janë shkaktuar bujqve, dhe ka thënë se “do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve, e në veçanti pranë bujqve e fermerëve, të cilët janë dëmtuar rëndë gjatë ditës së djeshme”.

Dukolli, bashkë me zyrtarët përgjegjës të drejtorisë për bujqësi, i kanë vizituar disa nga fermerët e dëmtuar. Familjen e Shkumbin Malokut, të cilit breshëri e stuhia, i ka dëmtuar rreth 80 ari serrë dhe Hashim Malokun, të cilit gjithashtu stuhia, ka dëmtuar në tërësi serrën.

Përveç dëmeve të rënda në serrat e tyre, në tokë shihej breshëri i rënë gjatë ditës së djeshme, e që ende nuk është shkrirë dhe krahas serrave dhe pemëve, breshëri e stuhia i ka dëmtuar në masë të madhe edhe kulturat tjera, si grurin e pa korrur dhe misrin.

Drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, ka bërë të ditur se menjëherë është aktivizuar komisioni, i cili do bëjë vlerësimin e dëmeve, varësisht nga kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët e kanë njoftuar komunën për dëmet në të mbjellat e tyre.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika