Deputetë të koalicionit qeverisës kundër mosekzekutimin të pagave

Vendimi për mosekzekutim të pagave të muajit shtator për mësimdhënësit të cilët ishin në grevë, nxori në sipërfaqe dallimet brenda Vetëvendosjes por edhe koalicionit qeverisës

Qeveria e Kosovës

Shumë polemika janë ngritur për deklarimet e Qeverisë se nuk duhet të paguhen mësimdhënësit që ishin në grevë për një muaj.

Kësaj i janë shtuar edhe zëra nga partia në pushtet dhe koalicioni qeverisës.

Deputetë të Vetëvendosjes dhe të Listës Guxo dolën publikisht në kundërshtim të këtij vendimi, duke kërkuar që grevistët të marrin pagat, për të cilën ekzekutivi insiston se është në kundërshtim me ligjin.

Jeta Statovci nga Lista Guxo ishte e para që kundërshtoi vendimin e në krah i doli edhe bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli.

“ Mendoj që  jemi mundu në kuptimin e grupit parlamentar t’i paraqesim këto kërkesa dhe tani si grup do ta paraqesim një gjë të tillë, me Kryeministrin nuk kemi pas rastin që të takohemi dhe të paraqesim këtë kërkesë por mendoj se mundësia e një kompromisi në të mirë të nxënësve është i arritshëm dhe kjo është që pagat e shtatorit të ekzekutohen dhe të bëhet një marrëveshje për kompensim të orëve”, ka thënë Avdyli.

Haxhi Avdyli, deputet

Publikisht në krah të grevistëve dolën edhe së paku katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka thënë deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani.

Por, gjithë këtë situatë analistët po konisderojnë se ka një tjetër prapavijë.

“ Nëse nuk e korrigjojnë se shpejti këtë gabim atëherë mund të ketë shumë më shumë problem brenda Qeverisë dhe koalicionit dhe në të vërtet kjo nuk ka se si  shpjegohet ndryshe vetëm si një tentativë e Kurtit për ta rrëzuar vetveten e Qeverinë pasi nuk është i aftë të menaxhoj”, ka thënë Milazim Krasniqi.

Milazim Krasniqi, profesor

“ Është e pritshme që kur punët nuk i shkojnë mirë koalicionit qeverisës të ketë reagime pasi edhe politikanët  marrin për bazë procesin e ardhshëm zgjedhor. Kjo gjendje mund ta dëmtojë koalicionin qeverisës dhe mund të kemi dhe reagime më të ashpëra pasi Lista Guxo nuk dëshiron të identifikohet më gabimin e Qeverisë dhe pasojat negative”, ka thënë analisti tjetër Artan Muhaxheri.

Artan Muhaxheri, analist

Partitë opozitare ndërkaq kanë paralajmëruar masa ligjore për vendimin e Qeverisë që të mos paguhen punëtorët e sektorit publik të cilët ishin pjesë e grevës në muajin e kaluar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika