Dhoma e Deputetëve në Itali miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Dhoma e Deputetëve në Itali ka miratua projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri, që parashikon hapjen e dy kampeve të refugjatëve në territorin shqiptar për të pritur 3000 emigrantë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat raportojnë se ligjvënësit ishin të ndarë.

Mësohet se pro marrëveshjes votuan 155 deputetë, 115 ishin kundër dhe dy abstenuan.

Pas votimit, shumica e mirëpriti vendimin me duartrokitje. Tani projektligji në fjalë duhet të kalojë edhe në Senat, për të marrë miratimin.

Kujtojmë se marrëveshja u nënshkrua pak muaj më parë midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni. Ky pakt ka hasur në kundërshtime të forta të opozitës në të dy vendet, por edhe të një pjese të faktorit ndërkombëtar./EuronewsAlbania

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika