Dhunë në familje në Prizren, policia gjen lloje të ndryshme të armëve në shtëpinë e të dyshuarit

Gjatë ditës së mërkurë, Policia në Prizren ka pranuar informacion se në fshatin Zojz të Prizrenit është një rast i dhunës në familje.

“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin XH.A. (viti i lindjes 1973), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dhe ka lënduar gruan dhe djalin e tij,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren VERI, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale këto armë:

  • Një AK47-Lloji i panjohur
  • Dy granata dore-Lloji i panjohur
  • Një raketa hedhës-Lloji i pa\njohur
  • Dy predha te raketa hedhësit-Lloji i panjohur
  • Katër fishek kalibri i panjohur

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale ‘‘Kanosje ’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika