Distria Krasniqi fiton medaljen e radhës në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kg në Kampionatin Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë

Distria Krasniqi

Medalistja e artë olimpikë gjatë ditës së sotme arriti të fitoj medaljen e radhës duke mposhtur gjermanen Mascha Ballhaus përmes repesazhit.

Distria e kishte të kaluar raundin e parë, kurse në raundin e dytë arriti që me rezultat 10-0 dhe me dy minuta të mbetura në semafor, të mposht bullgaren Gabriela Dimitrova.

Mirëpo, në çerekfinale, Krasniqi u mposht nga francezja Amandine Buchard, duke iu drejtuar kështu repesazhit.

Aty, fillimisht Distria u tregua e suksesshme përballë zviceranës Kocher Fabienne e pastaj gjermanen Ballhaus.

Ky ishte një tjetër sukses për xhudisten kosovare, derisa në kategorinë deri në 57kg, Flaka Loxha u ndal në ndeshjen e parë të repesazhit duke mos arritur të jetë në garë për medalje.

Distria Krasniqi

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika