Dizajneri 21-vjeçar nga Kosova do ta prezantojë koleksionin e tij të parë në Paris

Dizajneri nga Kosova, Choixx, pasi triumfoi në finalen e madhe të emisionit "Style Star" në Shqipëri, do ta prezantojë koleksionin e tij të parë të veshjeve në Paris, ku sipas tij, ky do të jetë fillimi i tij drejt një suksesi të madh në botën e dizajnit

Dizajneri 21-vjeçar nga Kosova do të prezantoj koleksionin e tij të parë në Paris. Foto nga veshjet tek Style Star

Qendrim Hasani nga Kosova, i njohur me emrin Choixx është fituesi i sezonit të dytë të emisionit “Style Star” në Shqipëri. Nga kjo fitore, atij i është ofruar të prezantojë një koleksion të veshjeve në shtëpitë më të mëdha të modës në Paris.

Në një intervistë për Portali D, ai tha se është shumë i lumtur që do ta prezantojë koleksionin e tij të parë në Paris.

“Si fitues i StyleStar më është ofruar që të prezantoj koleksionin tim në Paris, është nder për mua jam shumë i lumtur për këtë gjë, emocionet e mia atë ditë janë të papërshkueshme thjesht nga emocionet e mëdha që kisha, jam ulur se nuk më mbanin dot këmbët”, tha Choixx për Portali D.

Konkurrenti kosovar ka arritur të triumfonte përballë tre finalistëve të tjerë, Ingrid, Kleopatra dhe Elisjana, të cilët ishin shumë afër çmimit të madh.

Choixx tani, pas mbarimit të emisionit “Style Star”, ka shumë plane për të bërë, të cilat për Portali D, disa edhe i ka rrëfyer.

Choixx me paraqitjen e tij në Style Star, i inspiruar nga këngëtarja Billie Eilish

Ai është duke përgatitur koleksionin e tij të parë të veshjeve për djem dhe vajza, por me një sasi të limituar.

“Tani që mbaroi ‘StyleStar’ kam shumë plane dhe punë për të bërë. Po bëhem gati të nxjerr koleksionin tim të parë me një numër të limituar të veshjeve, do të jenë veshje për djem dhe për vajza”, tha ai.

Gjithashtu, ai tregoi se ka filluar të merret edhe me ndarjen e videove në “YouTube”, të cilat do të trajtojnë tema të ndryshme.

“Tani kam filluar të merrem edhe me ‘YouTube’ si vloger dhe gjëra tjera që nuk po i zbuloj të gjitha”, tha Choixx.

Ai po ashtu, dëshiron të bëjë hapësirën e tij për të punuar, në mënyrë që njerëzit ta kenë më të lehtë që të drejtohen tek ai. Ai ka zbuluar, gjithashtu, se disa bashkëpunime me fytyra publike janë në procedur e sipër.

“Nuk e di si do të vijnë gjërat, por që do të doja që vitin që vjen të kem hapësirën time për të punuar ku njerëzit mund edhe të drejtohen tek unë dhe shumë bashkëpunime me fytyra publike që janë në procedurë e sipër”,  u shpreh ai.

Njëra nga veshjet e tij të dizajnuara në Style Star

Nga eksperienca e tij në emisionin “Style Star”, për Portali D, Choixx tregoi momentin më të skiletshëm, i cilli ishte veshja me të brendshme. Ai tha se nuk është pishman për asgjë, dhe ia doli të paraqitej shumë mirë, edhe pse nuk ishte mësuar të dilte aq i zhveshur në sy të të tjerëve.

“Nuk isha mësuar më parë që të dilja aq i zhveshur ose aq i zbuluar në sy të tjerëve sepse jam pak i turpshëm, por që prapë se prapë ia dola, dhe nuk jam pishman për asgjë çka kam prezantuar në ‘StyleStar’ ”, tha Choixx për Portali D.

Dizajneri i ri nga Kosova, gjithashtu ka edhe një faqe në rrjetin social “Instagram”, ku edhe merr porosi për veshje. Ai ka treguar se ka refuzuar disa nga porositë për arsye të angazhimit në punimin e veshjeve të koleksionit të parë.

“Për të gjithë ata që duan t’i kenë veshjet e mia mund të kontaktojnë në instagram @choixxdeth.fashion, por ndihem shumë keq që kam refuzuar disa porosi, sepse nuk kam pasur mundësi t’i bëjë për shkak që jam duke punuar në koleksionin tim të parë, por që shumë shpejt faqja ime online ne instagram do të jetë aktive përsëri me koleksionin e ri”, deklaroi Choixx.

Ndërsa, ai për porosi të veshjeve të tij tha se ka mjaftueshëm të interesuar, dhe që pret të ketë edhe porosi jashtë vendit.

“Unë mendoj se po ecën mirë sepse ka njerëz që janë të interesuar për veshjet që unë i krijoj, por që e kam menduar edhe jashtë vendit, por ndoshta në një afat pak më të gjatë”, tha ai.

Ndërsa, mbështetjen që ai kishte nevojë nuk e kishte, por Choixx tregoi se nuk është dorëzuar, dhe se nuk kishte shumë komente negative nga publiku.

“Nuk e kam pasur mbështetjen që kisha nevojë, por që prapë se prapë nuk u dorëzova. Kurse sa i përket kritikave kam pritur që të kem shumë kritika, sidomos nga publiku që çuditërisht kam pasur shumë pak komente negative”, tha Choixx.

Dizajneri i ri kosovar, hyrjen në emisionin “Style Star” e ka quajtur si hapin e tij të parë të suksesshëm, për të dëshmuar se punën që e don e bënë më së miri. Sipas tij, në botën e stilit asgjë nuk është pamundur.

“Si dizajner po mendoj që çdo gjë që kam në imagjinatën time, thjesht e shpreh në një flet ku nxjerr skicën dhe me pas bën realizimin, mendoj që në fashion asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh Choixx për Portali D.

Choixx gjithashtu ka rrëfyer për bashkëpunimin e parë si koreograf i veshjeve, me këngëtaren nga Shqipëria, e cila ishte banore në “Big Brother Vip Albania”, Sheila Haxhiraj, të cilës ia dizajnoi veshjet për videoklipin e saj.

Veshja e Shelia Haxhiraj, në videoklipin e këngës së saj, të dizajnuara nga Choixx

“Me Sheilën jam njoftuar nëpërmjet një fotografeje, me të cilën po bëja një set fotografik, dhe kur u takova me të biseduam, pëlqyem punën e njëri-tjetrit, kemi rënë dakord për bashkëpunim dhe në fakt mund ta them që jam shumë i lumtur që bashkëpunimi im i parë me një fytyrë publike ishte kaq i mirë dhe i lehtë. Në vazhdim kemi shumë projekte të tjera, të cilat vetëm se kemi filluar t’i përgatitim së bashku me Sheilën”, tha Choixx.

Veshja e Shelia Haxhiraj, në videoklipin e këngës së saj, të dizajnuara nga Choixx

Choixx për Portali D, tregoi se ka qenë i bullizuar kur ishte i vogël, vetëm për faktin se kishte veshjen ndryshe nga të tjerët. Sipas tij, ata që nuk e kuptojnë botën e tij është sepse janë mësuar me jetën e tyre bazike.

“Kur kam qenë më i vogël e deri në vitet e vona, kam qenë shumë i bullizuar për faktin që vishem ndryshe, kam një botë timen ndryshe, dhe ata që nuk e kuptojnë, ata të bullizojnë sepse nuk janë mësuar ta shohin dikë ndryshe, janë mësuar me jetën e tyre bazike”, u shpreh ai.

Choixx tregoi një trik, të cilin ai mendon se është shumë ndihmues. Shembull, kur blen një këmishë dhe e vesh njëherë, pastaj si stilist e modifikon duke i bërë një dizajn tjetër, e bën që të duket sikur këmishë e re.

Gjithashtu, ‘problemi se çfarë të vesh’, për Choixx nuk ekziston. Sipas tij, veshja është problemi më i vogël për të.

Choixx ka një këshillë për të gjithë stilistët e rinj, ku tha se nuk duhet t’i dëgjojnë fjalët e askujt, por zemrën e tyre. Sipas tij, duhet ta pyesin zemrën se kush dojnë të jenë, dhe të punojnë për atë, edhe nëse dështojnë të mos dorëzohen asnjëherë, të besojnë te vetja e tyre.PORTALI D/

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika