Dje ndodhën dy shpërthime në Rusi

Gjatë së premtes së 28 korrikut, qytetet ruse Taganrog dhe Samara janë përballur me shpërthime

Ilustrim

Gjatë së premtes së 28 korrikut, qytetet ruse Taganrog dhe Samara janë përballur me shpërthime.

Sipas guvernatorit të Taganrog, qytetit në rajonin Rostov, Vasily Golubev, të dhënat preliminare tregojnë se bëhet fjalë për “shpërthimin e një rakete”.

Më vonë, ai shpjegoi se nga shpërthimi u dëmtuan muret dhe kulmi i një muzeu arti në këtë qytet, duke shtuar se 15 persona kanë kërkuar ndihmë, prej të cilëve nëntë janë dërguar në spital urgjentisht.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, tha Golubev.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka rrëzuar një raketë tjetër ukrainase në rajonin Azov.

Mediat ruse raportuan se një shpërthim i madh e goditi një rafineri nafte në qytetin Samara në Lumin Volga.

Sipas një përfaqësuesi lokal, shpërthimi ndodhi në rafinerinë e naftës Kuibisev, e cila është njëra ndër rafineritë më të mëdha në rajon. Ai shtoi se nga ky shpërthim nuk kishte të lënduar apo të vdekur.

Një hetim preliminar gjeti se shpërthimi ka mundur të vinte nga vendosja e një mjeti shpërthyes brenda objektit.

Për dallim nga Taganrog, Samara ndodhet thellë brenda territorit të Rusisë.

Ky qytet ndodhet rreth 850 kilometra në lindje të Moskës, që nënkupton se është rreth 1.300 kilometra larg kufirit më të afërt me Ukrainën. /REL

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika