Dogana konfiskon vaj dhe pije të kontrabandura nga Serbia

Oficerët doganorë kanë kryer bastisje në dy lokacione të dyshuara, në Kijevë dhe Lipjan, për posedim të mallrave të kontrabanduara, duke konfiskuar mbi 1 mijë e 300 litra vaj ushqimor dhe pije Coca Cola me prejardhje nga Serbia

Oficerët doganorë kanë deklaruar se nga bastisja e dy lokacioneve në Kijevë dhe Lipjan, janë gjetur mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht të kontrabanduara nga Serbia.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se njësitë e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në këto dy lokacione, dhe me këtë rast, është hasur në mallra pa dokumentacion nga Serbia.

Në lokacionin e parë, thuhet se janë gjetur 550 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 litra pije Coca-Cola me origjinë, po ashtu nga Serbia.

Oficerët doganorë deklaruan se mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë të referuara në procedurë të kundërvajtjes.

“Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm për parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim, përcjell RTV Dukagjini.

Ndërkaq, Dogana e Kosovës ftoi të gjithë qytetarët që të njoftojnë për rastet e sjelljes joetike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit 080050095.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika